Kombëtarja e Kosovës sonte do përballet me Suedinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja do fillojë nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët e nisën ciklin eliminator me humbje të rëndë në Bazel, ku u mposhtën nga Zvicra me rezultat 4:0.
Kapiteni Amir Rrahmani do mungojë në këtë përballje, shkaku i një lëndimi.
Ndërkohë, në konferencën e djeshme, trajneri Franko Foda dhe lojtari Mergim Vojvoda, premtuan maksimumin për një fitore. /Gazeta Enigma