Sonte luhen katër ndeshje në Premier Ligë, e gjithë vëmendja në ndeshjen mes Arsenalit e Newcastle

Sonte luhen katër ndeshje në Premier Ligë, e gjithë vëmendja në ndeshjen mes Arsenalit e Newcastle

Newcastle si dhe ndeshja në mes Manchester United e Bournemouth.

Ndeshja në mes Arsenalit dhe Newcastle pritet të sjell spektakël, pasi në fushë do të zbresin vendi i parë dhe vendi i tretë.

Arsenali nuk njeh për humbje në pesë xhirot e fundit, ndërsa Newcastle barazoi në natën e ndërrimit të moteve kundër Leeds.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo në mes United dhe Bournemouth, ku “Djajtë e Kuq” janë në vendin e katërt me 32 pikë, 11 më pak se Arsenali, ndërsa Bournemouth po lufton për t’i ikur zonës që çon në një ligë më poshtë, pasi ka 16 pikë apo vetëm dy më shumë se zona e rrezikut.

Po ashtu, sonte do të luajnë edhe Evertoni përballë Brighton dhe Leicesteri do ta pres Fulhamin.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 20:45, përveç ajo mes United e Bournemouth që nis nga ora 21:00.

Related Articles