Sonte përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga jashtë

Sonte përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga jashtë

Sonte në mesnatë përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit ka filluar më 6 maj dhe përfundon sot, më 17 maj.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë në dy forma: përmes postës ose në përfaqësi diplomatike. Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji dhe do të zgjasë 12 ditë, deri më 6 qershor.

Ndërkohë, votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në dhjetor, numri i aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë vendit kishte kaluar mbi 70 mijë.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, shifra ka shkuar në mbi 100 mijë.

Related Articles