Emocionet e Ligës së Kampionëve do të rikthehen sonte me fillim nga ora 21:00 me dy ndeshje në kuadër të çerekfinaleve, shkruan Gazeta Enigma.
Benfica – Inter dhe Manchester City – Bayern Munich, janë dy ndeshjet e zjarrta që do të luhen sonte.
Vëmendja kryesore do të jetë në superpërballjen Manchester City – Bayern Munich, pasi këto dy skuadra konsiderohen favorite në këtë sezon për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje do të marrë vëmendje të veçantë edhe për shkak të dy trajnerëve, Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel.
Ndeshje jo më pak interesante pritet të jetë edhe ajo mes Benficës dhe Interit.
Interi vjen pas disa rezultateve negative në Serie A, kurse Benfica pozicionohet në vendin e parë e pa shqetësuar nga ekipet tjera.
Një gjë është e sigurt për gurmanët e futbollist se sonte do ta shijojnë deri në maksimum futbollin.
/GAZETA ENIGMA/
Not long now ????#UCL pic.twitter.com/2lygdhrDkH— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 8, 2023