Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, zhvillohen katër ndeshje 

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, zhvillohen katër ndeshje 

Sonte fillon Liga e Kampionëve, ku pritet të luhen katër ndeshje.

Njëra nga to është përballja e Real Madrid-Atletico Madrid, që mund të konsiderohet si kryendeshja e natën së sotme.

Madrilenët parashikohet të sjellin një ndeshje të fortë dhe dramatike për 90-të minuta.

Edhe ballafaqimi ndërmjet PSV Eindhoven-Arsenal është një tjetër ndeshje joshëse që do të luhet sonte, derisa Borussia Dortmund para tifozëve të saj sfidon Lillën e Edon Zhegrovës.

Ndërkaq, dueli Club Brugge-Aston Villa, është sfida e parë e ndeshjeve të sontme që nis në orën 18:45.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen sonte:

18:45, Club Brugge-Aston Villa

21:00, Borussia Dortmund-Lille

21:00, PSV-Arsenal

21:00, Real Madrid-Atletico Madrid 

Related Articles