Sonte zhdukem nga skena politike unë ose Gjukanoviq, thotë Abazoviq

Sonte zhdukem nga skena politike unë ose Gjukanoviq, thotë Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se çështja është e thjesht, me votimin e sonte në seancën e parlamentit të Malit të Zi, do të merret një vendim: ose zhduket Dritan Abazoviç nga skena politike ose Milo Gjukanoviç.

“Sonte ose Dritan Abazoviç ose Milo Gjukanoviq të zhduken nga skena politike”, deklaroi Abazoviç.

“Duke qenë se unë jam shumë më i dobët politikisht, financiarisht në mënyrë të pakrahasueshme – këto janë dy botë, njerëz nga bota e krimit që nuk i kam dhe ai i ka, media që nuk i kam dhe ai i ka – ndoshta fituesi mund të dihet paraprakisht. Por kjo nuk do të thotë që nëse kam kontribuar pak, dikush tjetër nuk do të marrë pishtarin dhe do ta ndezë dritën plotësisht, kushdo që ta bëjë këtë, unë do të jem këtu ta përgëzoj. Ose do të largohet Milo Gjukanoviç ose Dritan Abazoviç, e pas tij edhe shumë të tjerë”.

“A shqetësohem për jetën time – nuk jam pa merak, por realisht nuk kam frikë”.


Abazoviç: Unë sulmohem nga të gjithë, sepse unë s’jam as i gjelbër, as i bardhë, as çetnik, as partizan, as ustash – jam veç qytetar i Malit të Zi

Dritan Abazoviç edhe një herë gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Malit të Zi që po vazhdon tash e 12 orë, ka deklaruar se ai sulmohet nga të gjithë, sepse nuk bën pjesë në asnjë nga ndotësitë e grupeve politike në Mal të Zi.

“Liderët e disa partive duhet të tërhiqen. Shumë duhet të përgjigjen edhe… Pse jam unë objekt i të gjitha sulmeve – sepse nuk mund të më futësh në filmin e asnjë ane, unë nuk jam as i gjelbër, as i bardhë, as çetnik, as partizan, as ustash, as komit, jam qytetar i Malit te Zi, i cili po përpiqet të luftojë për të drejtat e barabarta të të gjithë individëve. Prandaj jam i shqetësuar”.


Flet përsëri Abazoviç: Kur isha zëvendëskryeministër e kam filluar luftën kundër kontrabandës

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ka mbajtur fjalimin e radhës në Parlamentin e Malit të Zi në seancën që po vazhdon gjatë gjithë ditës.

Në seancë pritet në fund të votohet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi ku me gjasë do të rrëzohet edhe qeveria, pasi një shumicë e konsiderueshme e deputetëve duket se janë për rrëzim.

Disa prej tyre i kanë thënë Abazoviçit që ta ruajë nderin dhe të jap vetë dorëheqje, por ai deklaroi se “pas gjysmë ore do votojmë kështu qe çfarë lidhje ka nëse jap dorëheqje apo rrëzohet qeveria, janë njësojë”.

Ai ka rrahur faktin se po rrëzohet për faktin se e ka luftuar kontrabandën e cigareve e jo për Kontratën që e nënshkroi me Kishen Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

“Kur isha zëvendëskryeministër, atëherë filloi lufta aktive kundër kontrabandës së cigareve. Shumë shpejt e mora vesh se si lahen kontejnerët në portin e Tivarit. Kontrabanda e madhe, e organizuar, nëpër Luka Bar, ndaloi. U bë copë-copë. A përfundoi në burg Vesna Medenica, a Petar Lazoviç, a ishte shoferi i Vesna Medenicës, a ishte Blazho Jovaniç?”.

Related Articles