Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është deklaruara para mediave.
Emisari tha se shpreson që viti 2026 do t’i japë Kosovës atë që nuk ia dha viti që shkoi.
“Urime Viti i Ri dhe urime për zgjedhjet. Presim të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Shpresojmë që viti 2026 të na jap atë që viti 2025 nuk na e dha”.
Sa i përket ecurisë së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, Sorensen nuk dha shumë detaje.
“Ne duhet të gjejmë një mënyrë që të dyja palët të ulen dhe të flasin”, tha ai.
