Janë bërë 100 vjet që kur u zyrtarizua himni kombëtar i Turqisë.
Atë e shkroi shqiptari Mehmet Akif Ersoj, që pasi e fitoi konkursin , poeti me prejardhje nga Istogu i fitoi 500 lira turke, por ato i dha për bamirësi.
Në një ngjarje që u organizua për ta shënuar këtë përvjetor nga Bashkësia Islame e Kosovës, u tha se Mehmet Akif ishte modest, derisa u quajt edhe urë lidhëse mes shqiptarëve e turqve.