Sot arrijnë refugjatët e parë afganë në Kosovë, priten të vendosen në Bondsteel

Sot arrijnë refugjatët e parë afganë në Kosovë, priten të vendosen në Bondsteel

Rreth 100 refugjatë afganë pritet të arrijnë sonte në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.


Sipas informacioneve ata do të vendosen në kampin ushtarak Bondsteel.

Telegrafi merr vesh se në këtë kamp është përgatitur hapësirë për rreth 2 mijë e 500 refugjatë. Ndryshe, Shqipëria ka pritur deri më tani tre aeroplanë me refugjatë afganë.

Rreth orës 01:15 ka mbërritur në Rinas edhe avioni i tretë me qytetarët afganë.

Për të pritur afganët që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Edhe ky grup afganësh zbritën në aeroportin e Rinasit nga një avion civil.

Related Articles