Sot Arsenal-Manchester City përballë njëri-tjetrit

Sot Arsenal-Manchester City përballë njëri-tjetrit

“Emirates Stadium” do të jetë vendi ku do të përballen dy gjigandët e Premier Leagues.

Arsenal dhe Manchester City, do ta diskutojnë çështjen e fituesit në këtë ndeshje.

Tre pikë janë tejet të rëndësishme për dyja skuadrat, në rrugëtimin për titullin kampion dhe garat evropiane.

Loja pritet të nisë nga ora 17:30.

Kampioni anglez i udhëhequr nga Pep Guardiola, aktualisht është në vendin e dytë me 18 pikë, derisa ai i Mikel Artetas, është në vendin e tretë me 17 pikë.

Mbetet të shihet se kujt do t’i takojnë pikët e plota, apo loja do të mbyllet në ‘paqe’ me barazim.

Related Articles