Çmimi i naftës të enjten mbetet i njëjtë si të mërkurën.
Si dje, ashtu edhe sot, çmimi i naftës për litër është 1.69 euro.
Çmimi i gazit të enjten është liruar për një cent krahasuar me një ditë më herët, sot shitet 0.81 euro për litër.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
