Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të bëhet shpërndarja e pagave për sektorin publik dhe shtesat prej 100 eurosh.
“Tashmë është bërë e ditur se sot gjatë ditës do të bëhet procesimi i pagave për sektorin publik e po ashtu do të procesohen shtesat në vlerë prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët dhe fëmijët deri në moshën 16-vjeçare”, ka thënë Murati.