Sot Kosova përfaqësohet nga një sportiste në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ajo është Gresa Bakraçi, e cila debuton për herë të parë në evente të tilla.
Bakraçi do të garojë në disiplinën e 800 metrave dhe kjo garë pritet të filloj rreth orës 19:45.
Ajo pritet që ta kalojë raundin e parë për të vazhduar më pas drejt medaljes edhe pse do të jetë shumë e vështirë, por asgjë e pamundur.
Kujtojmë që Gresa është sportistja e parafundit e Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Nesër më 3 gusht, Hana Beiqi pritet të debutoj në sportin e notit.