Këtë të marte nga ora 12:00 në selinë e FFK-së do të hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë të kësaj gare, ndeshjet luhen me sistemin vajtje-ardhje, teksa fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria.