Sot do t’i jepet lamtumira e fundit zyrtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu.
Ai humbi jetën tragjikishte teksa po punonte në ndërtimtari.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00, në fshatin Likoc afër Shtabit të UÇK-së.
Kjo u bë e ditur nga vëllai i tij hoxha Osman Musliu.
“Nisja e xhenazes do të bëhet prej Xhamisë së Drenasit në ora 14:30.Ju falënderoj përzemërsisht për vizitat, mesazhet e thirrjet e panumërta dhe ju kërkoj falje nëse skemi mundur të ua kthejmë. Zoti ju nderoftë!”, ka bërë të ditur ai përmes një njoftimi në Facebook.
LEXO EDHE: Deputetët e Kuvendit mbajnë një minutë heshtje për zyrtarin e FSK-së që vdiq të shtunën në aksident
Sot i jepet lamtumira e fundit zyrtarit të FSK-së, humbi jetën teksa po punonte në ndërtimtari
