Sot Kurti do të takohet me pesëshen diplomatike

Sot Kurti do të takohet me pesëshen diplomatike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga ora 10:00 do të pres në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Pesëshja diplomatike vjen në Kosovë gati një muaj pas agresionit të Serbisë në Kosovë, teksa kryeministri i vendit, Albin Kurti, dje deklaroi se për kërkesat dhe ofertat e tyre do të merret vesh të shtunën.

“Çka do të kërkojnë e çka do të ofrojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin e shoqërinë”, tha Kurti

Related Articles