Federata e Futbollit e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor.
Kandidat i vetëm për të parin e FFK-së është Agim Ademi, pasi që kundër-kandidati Gramoz Vokrri nuk arriti t’i certifikojë nënshkrimet e tij për të garuar.
Punimet e Kuvendit do të mbahen në selinë e FFK-së nga ora 11:00.
Kuvendin zgjedhor në FFK do ta monitorojnë dy përfaqësuese të UEFA-së të cilët kanë mbërritur në Kosovë të martën pasdite.
Të drejt vote për kryetar të FFK-së kanë 59 delegatë që vijnë nga klubet e Superligës, Ligës së Parë, Lidhjeve Rajonale, Shoqata e Gjyqtarëve, trajnerëve, futsallit dhe futbollit të femrave.
Gazeta Enigma do të raportojë për çdo gjë nga ky kuvend./GAZETA ENIGMA/