Sot mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi në Bruksel

Sot mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi në Bruksel

Sot mbahet takimi i radhës i kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.

Nikoqir i takimit do jetë përfaqësuesi i veçantë i BE-së për dialog, Miroslav Lajҫak ndërkohë çështja e energjetikës do jetë fokus i diskutimeve gjatë ditës së martë.

“Diskutimet do të fokusohen në finalizimin e një udhërrëfyesi, i cili do të lehtësonte zbatimin e marrëveshjeve energjetike të 2013 dhe 2015 dhe në çështje të tjera aktuale, duke përfshirë përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka nënvizuar Stano në një përgjigje me shkrim dërguar medieve.

Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për targat e automjeteve.

Dialogu në nivel të kryenegociatorëve është zhvilluar disa herë para dhe pas këtij momenti por pa takimin e drejtpërdrejtë të tyre. Secili takim i zhvilluar në Bruksel që nga ajo kohë ka përfunduar pa asnjë rezultat.

Sipas zyrtarëve evropian, energjetika dhe çështja e të pagjeturve janë dy tema ku palët I kanë përafruar qëndrimet.

Related Articles