Sot mblidhet KQZ-ja, këto janë pikat e rendit të ditës

Sot mblidhet KQZ-ja, këto janë pikat e rendit të ditës

Këtë të mërkurë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nga ora 13:30, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit të KQZ-së në rendin e saj të ditës do të jenë katër pika, në mesin e të cilave edhe rekomandimi për lirimin e kutive të votimit me material zgjedhor.

Poashtu gjatë këtij takimi  do të shqyrtohet rekomandimi për ndalimin e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike në shumën e gjobave të shqiptuara nga PZAP për Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës 2025 si dhe përbërja e Këshillave të KQZ-së. /Gazeta Enigma/

Related Articles