E diela do të jetë e magjishme sa i përket futbollit.
Adhuruesit e futbollit do të kaplohen nga “ethet” e ‘El Clasicos’.
Barca dhe Real Madrid, sot do t’i masin forcat në fushën e gjelbër në arenën e quajtur ” Olimpico Lluis Companys”.
Beteja e cila nis nga ora 16:15.
Sot edhe mund të përcaktohet edhe kampioni i La Ligas.
Skuadra e Hansi Flick, është e para në renditje me 79 pikë apo katër më shumë se “mbretërit” që janë në vendin e dytë.
“Katalunasit” dhe “Los Blancos” janë ballafaquar 260 herë mes vete.
Barca i ka fituar 103 ndeshje, Reali 105 derisa 52 herë janë ndarë baras.