Sot nis gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj

Sot nis gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj


Sot pritet të nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademaj.

Kështu ka njoftuar vëllau i saj, Leonard Ademaj, përmes një statusi në Facebook.

Ai është shprehur se si familje, ata besojnë në drejtësi.

“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon në ora 11:00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë”.

“Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, shkroi ai mbrëmë në Facebook.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Gazeta Enigma do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet e reja.

Related Articles