Sot zyrtarisht pritet të bëhet hapja e Javës së Krenarisë në Kosovë.
Të pranishëm në hapjen zyrtare do të jenë presidentja, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.
Të pranishëm gjithashtu do të jenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, ambasadori i Suedisë, Jonas Ëesterlund si dhe, Frank Poëer, Drejtor i zyres së Këshillit të Evropës.
“Përmes slloganit ‘T’du qashtu qysh je’ në këtë edicion duam të përçojmë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me ‘T’du qashtu qysh je’ duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është më se e nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor”, njofton Prishtina Pride.
Sipas Prishtina Pride, mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTQI+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikbërjes.
Kjo Javë e Krenarisë na rikujton që jetët e personave LGBTQI+ janë të rëndësishme.