Në javën e ardhshme, Drita e Gjilanit do ta zhvillojë njëren prej ndeshjeve më me rëndësi në histori të klubit.
Skuadra nga Anamorava do të jetë nikoqire e belgëve të Royal Antwerpit në kuadër të rundit të dytë eliminator në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë në Antwerp u mbyll në paqe 0:0, derisa në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten, Drita synon ta shkruajë historinë.
Tashmë Drita ka njoftuar përmes faqes zyrtare se biletat do të dalin në shitje sot (e martE), para teatrit të qytetiT dhe te stadiumi i qytetit në Gjilan nga ora 12:00.
Këto janë çmimet e biletave: Veri 2 euro, Lindje 3 euro, Perëndim 7 euro, VIP 20 euro.
Ndryshe, kjo sfidë luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
Në rast të kualifikimit tutje, në rundin e tretë eliminator, Drita do të përballej me fituesin e ndeshjes Seinajoen Jalkapallokerho – Lillestrom.SHARE.