Sot përfundon edicioni i Panairit të Librit 2024

Sot përfundon edicioni i Panairit të Librit 2024

Sot do të përfundojë “Panairi i Librit 2024”.

Këtë herë, edicioni i 24-rt i panairit, erdhi nën moton “Përgjigjja është libri” dhe u organizua nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

Kujtojmë se të shtunën këtë Panair e ka vizituar me familje presidentja Vjosa Osmani. Poashtu dje atje ka qëndruar edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe të dielën për ta vizituar Panairin.

Related Articles