Në Gjykatën Speciale në Kosovë në Hagë sot pritet të dëgjohet dëshimtari i fundit i thirrur nga prokuroria në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafa.
Në lidhje për këtë rast, këtë javë pritet të mbahen edhe dy seanca të tjera, të mërkurën dhe të enjten.
Ndërkaq, javën e kaluar e ka përfunduar dëshminë e tij Sejdi Veseli, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dëshmoi pa masa mbrojtëse.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Në një komunikatë nga Gjykata Speciale thuhet se “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. /Gazeta Enigma/.