Oda e Hotelierisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri në orën 01:00 pas mesnate, raporton Gazeta Enigma.
Derisa edhe në këtë kohë do të lejohet edhe mbajtja e dasmave.
Nga kjo Odë, përmes një njoftimi për media, kanë thënë se vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë.
Po ashtu, thuhet se numri i të ftuarve në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.