Punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës, dhe Flota Operative e Policisë, do të protestojnë sot për të shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mos rregullimin e vlerës së koeficienteve sipas pozitave të tyre.
Kështu bëri të ditur kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i cili theksoi se kjo protestë do të ndikojë edhe në punën e Policisë së Kosovës, sipas të cilit nuk mund të funksionojnë pa këto dy grupe.
Zeqiri tha se numri i këtyre punëtorëve që do të protestojnë është rreth 100.