Sot rigjykimi ndaj Naser Osmanit dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion në rastin “FAN”

Sot rigjykimi ndaj Naser Osmanit dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion në rastin “FAN”

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë prej kur Gjykata e Apelit ka vendosur ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Osmani dhe pesë të akuzuarit, në rastin e njohur si “FAN” të gjykohen sërish për akuzat për korrupsion.

Seanca për këtë rast është caktuar për sot në orën 9 e 30 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Osmani bashkë me zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit Melita Ymeraga, Adrian Kelmendi, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka dhe Naim Avniu, po akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Të njëjtit ishin shpallur të pafajshëm nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo në mars të vitit 2020, Gjykata e Apelit kishte bërë të ditur se rastin e kishte kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, biznesmenit Agim Deshishku, i cili ishte dënuar nga shkalla e parë për mashtrim në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi, Apeli ia kishte vërtetuar dënimin. Megjithatë, edhe Deshishku do të rigjykohet për sa i përket veprës penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, për të cilën akuzë ishte liruar nga akuzat nga shkalla e parë.

Ky rast është i shënjestruar për liberalizim të vizave dhe kishte qenë duke u gjykuar nga gjykatësi Shashivar Hoti.

Mirëpo, pasi i njëjti kishte ndërruar jetë në korrik të vitit 2020, ky rast i është trashëguar gjykatësit Agim Kuçi.

Më 8 korrik ishte caktuar seanca ku pritej të nis rigjykimi i Osmanit dhe të tjerëve mirëpo kjo seancë kishte dështuar për shkak të mungesës së të akuzuarit Bahri Shabani.

Naser Osmani, Melita Ymeraga, Adrian Kelmendi, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka dhe Naim Avniu ishin shpallur të pafajshëm nga gjykata e shkallës së parë lidhur me privatizimin e fabrikës “FAN”.

Kurse, biznesmenit Agim Deshishku, i cili ishte dënuar nga shkalla e parë për mashtrim në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi, Apeli ia kishte vërtetuar dënimin. Megjithatë, edhe Deshishku do të rigjykohet për sa i përket veprës penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, për të cilën akuzë ishte liruar nga akuzat nga shkalla e parë.

Gjykata e shkallës së dytë, vendimin për këtë rast, e kishte bërë të ditur me 4 mars të vitit 2020

Kurse, Gjykata Supreme kishte vendosur të refuzojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së paraqitur nga mbrojtja e biznesmenit Agim Deshishku. Kësisoj, ndaj Deshishkut ka mbetur në fuqi dënimi prej një vit e tetë muaj burgim.

Related Articles