Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Në mbarë botën dhe sot shënohet 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Dita e fëmijëve u vendos në këtë datë sepse është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925.

Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Në Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Prishtinës organizon aktivitetet me këngë, valle e balet në sheshin “Nënë Tereza”. (Ora 12:00-18:00), poashtu do të hapet ekspozita “Jeta e egër nga fotografët e rinj” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. (Ora 12:00-18:00)/Gazeta Enigma/

Related Articles