Sot shpallet aktgjykimi për Naim Murselin dhe të tjerët

Sot shpallet aktgjykimi për Naim Murselin dhe të tjerët

Sot mbahet seanca e shpalljes së aktgjykimit në rastin e Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, raporton Gazeta Enigma.

Seanca e fjalëve përfundimtare përmbylli të premten një nga proceset më të ndjekura në vend, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shpallet hiç më larg se pasditen e së martës.

Në seancën e kaluar, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të tre të akuzuarit, duke e cilësuar rastin si “krim makabër”.

Ajo ka theksuar se gjatë procesit janë paraqitur tri versione të ndryshme të ngjarjes, të cilat, sipas saj, përbëjnë përpjekje për shmangie të përgjegjësisë dhe bartje të fajit.

Në anën tjetër, Naim Murseli, i cili akuzohet se e ka organizuar vrasjen, e ka mohuar çdo përfshirje në rast, ndërsa mbrojtja e Plavës ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, me arsyetimin se nuk ekzistojnë prova që e implikojnë në ngjarje.

Related Articles