Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot shqyrton në parim i projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2024.
Mbledhja për shqyrtimin e projektligjit në fjalë do të nis në orën 11:00, brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se në ditën e fundit të muajit tetor, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar projektligjin para kabinetit qeveritar duke thënë se vlera e përgjithshme e tij është 3 miliardë e 314 milionë euro.