Liderët e Ballkanit Perëndimor sot do të takohen në Bruksel, me ftesë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Nga Kosova i ftuar është kryeministri Albin Kurti, ndonëse pjesëmarrja e tij ende nuk është konfirmuar.
Të ftuar tjerë janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministri i Malit të Zi, Milojke Spajiq, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Kristo.
Qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të afrimit të rajonit me bllokun. /Gazeta Enigma