Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimin e seancës plenare, ndërsa në rend dite është edhe debati parlamentar për sigurinë në vend si dhe për punën e Qeverisë.
Kuvendi do të mblidhet në orën 12:00.
Rendi i ditës:
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022:
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”https://07763177e13284ed7f88b8d2d268f976.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 28 prill 2022:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare
Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë
Zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022
Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar
Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.