Sot vazhdon seanca konstituive – A do të zgjidhet situata?

Sot vazhdon seanca konstituive – A do të zgjidhet situata?

Pas më shumë se 50 seancave të mbajtura për konstituimin e Kuvendit, më në fund u votua propozimi i LVV-së për herë të dytë me emrin e deputetit Dimal Basha, të martën, shkruan Gazeta Enigma. Ndërsa sot nga ora 11:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive

Këtë ‘zhbllokadë’ e bëri të mundshme Partia Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ku disa deputetë të kësaj partie votuan pro Bashës.

LEXO EDHE: Përçarje e re në LVV në prag të formimit të Qeverisë – Zgjedhjet e reja në horizont?

Ndonëse kryeparlamentari dhe nënkryetarët e partive shqiptare u zgjodhën, Kuvendi ende s’u konstituua plotësisht.

Seanca e radhës është shtyrë për 27 gusht, kjo pasi Sllavko Simiq nga Lista Serbe për tri herë radhazi dështoi që t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Procedura vazhdoi me hedhjen e shortit, në të cilin nuk mori pjesë Lista Serbe, e as propozimi i deputetit Nenad Rashiq, kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, nuk e kaloi këtë sfidë.

Related Articles