Sot vazhdon vaksinimi kundër Covid-19

Sot vazhdon vaksinimi kundër Covid-19

Gjatë ditës së djeshme për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës qendrat e vaksinimit kundër Covid-19 nuk kanë punuar.

Por, sot ato do të punojnë për të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë që të vaksinohen.

Sipas njoftimit të MSh-së, vaksinimi sot do të vazhdojë sipas orareve të rregullave.

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë”, pati njoftuar MSh, të mërkurën.

Related Articles