Sot zhvillohen pesë ndeshje të Superligës në të njëjtin orar

Sot zhvillohen pesë ndeshje të Superligës në të njëjtin orar

Java e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet sot dhe pritet të sjellë emocione të mëdha, teksa kampionati hyn në fazën vendimtare.

Të gjitha 10 skuadrat do t’i luajnë ndeshjet e tyre sot, me fillim nga ora 16:00, në përputhje me vendimin që tri xhirot e fundit të luhen njëkohësisht, për të garantuar garë të drejtë dhe transparente

Përballjet e ditës janë këto: Suhareka pret Llapin, Ferizaj ndeshet me Ballkanin, Drita përballet me Dukagjinin, Malisheva është nikoqire e Feronikelit ’74, ndërsa Gjilani udhëton për të sfiduar Prishtinën. 

Gara për vendet që sigurojnë pjesëmarrjen në garat evropiane dhe lufta për mbijetesë e kanë bërë këtë fundsezon jashtëzakonisht interesant. Çdo pikë mund të jetë vendimtare, ndaj vëmendja sot do të jetë maksimale në të gjitha stadiumet e vendit.

Related Articles