Sot zhvillohet finalja e Superkupës në basketboll, takohen Prizreni 16 dhe Trepça

Sot zhvillohet finalja e Superkupës në basketboll, takohen Prizreni 16 dhe Trepça

Sot (e diel) do të zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Për trofeun e kësaj gare do të “luftojnë” Prizreni 16 dhe Trepça.

Prizrenasit për të arritur në finale eliminuan Dritën në çerekfinale dhe Pejën në gjysmëfinale.

Kurse, mitrovicasit fillimisht eliminuan Rahovecin dhe pastaj edhe Golden Eagle Yllin.

Finalja mes Prizreni 16 dhe Trepçës zhvillohet sot nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Related Articles