Kombëtarja e Spanjës në futboll të martën i është referuar Kombëtares së Kosovës si “Territori i Kosovës”, në paralajmërimin për ndeshjen nga kategoria U21, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Territori i Kosovës – SPANJA”, është shkruar në postimin për ndeshjen.
Ndërkohë, në këtë postim është përdorur emblema e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Por një ditë pas Spanja e ka larguar postimin.
Kujtojmë se Federata e Futbollit e Kosovës përmes një shkrese nga presidenti Agim Ademi drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan ka paraqitur notë proteste ndaj veprimit të papranueshëm të Federatës Spanjolle të Futbollit,
Foto: