Spanja ka marr një fitore shumë të vështirë ndaj Greqisë si mysafir me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Ndeshja nisi me emocione të mëdha dhe raste, pasi që Greqia shënoi e para, por goli i Georgios Masouras u anulua për pozitë jashtëloje.
Spnja fitoi penallti në minutën e 25-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Pablo Sarabia për 1-0.
Të dy skuadrat kishin raste të mira në pjesën e parë, por rezultati nuk ndryshoi.
Në pjesën e dytë Spanja arriti ta ruajë rezultatin, duke marr një fitore shumë të rëndësishme që i vë në vendin e parë.
Spanjollët tani kanë 16 pikë, një më shumë se Suedia, me të cilët luan ndeshjen e fundit.
Kosova mbetet e fundit në grup me 4 pikë, pasi Greqia me 9 dhe Gjeorgjia me 7 janë më lartë.