Spanja heq detyrimin e paraqitjes së pasaportës që vërteton imunitetin apo rezultatin negativ ndaj Covid-19, për të hyrë në restorante, bare, klube nate.
Gjykata e Lartë e Galicisë deklaroi se kjo masë “nuk ka vlefshmëri sepse nuk është e autorizuar nga drejtësia”.
Me këtë vendim, asnjë rajon i Spanjës nuk kërkon një “Green Pass” për të marrë shërbim, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës.
Konkretisht, në Francë, dëshmia e vaksinës është bërë shpejt një kërkesë thelbësore, për të hyrë në restorante, kinema, si dhe për të udhëtuar me tren a aeroplan.
Nga ana tjetër, Malta, certifikatën e vaksinimit, e cilëson si një alternativë ndaj karantinës, për të hyrë vend.
Në Austri, “green pass” është i detyrueshëm për të hyrë në muze, restorante, vende të kulturës, hotele e qendra sportive.