Kombëtarja e Spanjës ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi 2-1 ndaj Portugalisë, në një 45-minutësh tejet interesant.
Fillimisht në epërsi doli Spanja me golin e Zubimendit, por pesë minuta më vonë Portugalia barazoi rezultatin me golin e Mendes.
Spanja doli sërish në epërsi në fund të pjesës së parë, me golin e Oyarzabal.
Pjesa e dytë mbetet ta përcaktojë finalistin e Ligës së Kombeve, mes dy kombëtarëve të Gadishullit Iberik.