Spanja, stacioni i radhës në Formula 1

Spanja, stacioni i radhës në Formula 1

Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e katërt të sezonit që do të zhvillohet në Spanjë.

Çmimi i Madh i Spanjës do të zhvillohet me 66 xhiro në Pistën Barcelona-Catalunya, në rajonin autonom të Spanjës, Kataloni, e gjatë 4.675 metra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë sot në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 9 maj në orën 15:00.

Para Çmimit të madh të Spanjës, Lewis Hamilton nga Mercedes ka fituar dy gara, ndërsa Max Verstappen nga Red Bull Honda një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Spanjës janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 69 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 61

3. Lando Norris (Britani e Madhe): 37

4. Valtteri Bottas (Finlandë): 32

5. Charles Leclerc (Monako): 28

Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 101

2. Red Bull: 83

3. McLaren: 53

4. Ferrari: 42

5. Alpine: 13

Related Articles