Kombëtarja e Spanjës “ka tmerruar” sonte atë të Turqisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0.
Me këtë perfomancë të spanjollëve, kombëtaret e tjera po alarmohen për Botërorin e vitit të ardhshëm, ku Spanja po shihet si një nga favoritet për ta marrë trofeun.
Ndeshja mes dy kombëtareve u zhvillua në kuadët të grupeve kualifikuese.
Spanja e nisi me gola qysh në fillim, kur Pedri shënoi në minutën 6’.
Më pas dy gola i shënoi Merino në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë shënuan Torres dhe Pedri, ndërkohë që Merino arritit hat-trick.