Specializantët të pa kënaqur ndaj MSH-së, ministri nuk po i pranon në takim

Specializantët të pa kënaqur ndaj MSH-së, ministri nuk po i pranon në takim

Këshilli i Specializantëve ka paralajmëruar protestë më 28 janar para Ministrisë së Shëndetësisë nga ora 10:00, raporton Gazeta Enigma.

Sipas specializantëve protesta mbahet për shkak të pakënaqësive të tyre ndaj MSH-së.

Në një njoftim për media, Këshilli ka renditur pesë pika me pakënaqësitë e tyre, një prej të cilave edhe propozimi i ministrisë për paga.

Këshilli i Specializantëve ka theksuar se u njoftua nga MSH-ja të shtunën për pesë propozimet, që sipas tyre janë diskriminuese.

Përveç tyre, ata thanë se ministri nuk po i pranon në takim./Gazeta Enigma/

Pikat që MSH-ja ka propozuar sipas Këshillit të Specializantëve:

1. Do të propozohet nga Ministria e Shëndetësisë mbajtja e 2 kujdestarive të cilat do të paguhen si të zakonshme (50 euro) edhe nëse mbahen gjatë vikendit.

2. Kujdestaritë më shumë se 2 do të paguhen përmes një extra kontrate nga SHSKUK

3. Çështja e specializantëve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht 2022. Për pak kohë do të fillon punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ.

4. Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID19 nuk ka pasur kohë të takohet me neve.

5. Për pagesën e specializantëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar.

Më 24 janar do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Specializantëve ku do të vendosen detajet e protestës.

Related Articles