FSK renditet e parafundit për kah fuqia në nivel botëror

FSK renditet e parafundit për kah fuqia në nivel botëror

Forca e Sigurisë së Kosovës në indeksin vjetor të Global Fire Power është radhitur e parafundit për kah fuqia në nivel botëror, raporton Gazeta Enigma.

GFP ka bërë të ditur se ushtria e Kosovës ka lëvizur një pozitë më lart, pasi që në vitin e kaluar ishte radhitur e fundit.

“Për vitin 2022, Kosova është renditur në vendin e 139 nga 140 nga vendet e konsideruara për rishikimin vjetor të GFP-së”.

“Vendi mban një rezultat PërIndx* prej 13,9136 (një rezultat prej 0,0000 konsiderohet ‘i përsosur’). Kjo u përditësua për herë të fundit më 15/01/2022”, thuhet në sqarimin e GFP-së.

Ndryshe, Butani është shteti i vetëm që është regjistruar si shteti me ushtri më të dobët sesa Kosova

Ndërkaq, SHBA-ja është vlerësuar si e para në listë për kah fuqia, dhe lë mbrapa Rusinë, Kinën, Indin dhe Japoninë./Gazeta Enigma/

Related Articles