Specialja cakton konferencën për statusin e Thaçit dhe të tjerëve

Specialja cakton konferencën për statusin e Thaçit dhe të tjerëve

Konferenca për statusin e rastit kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar të mërkurën, më 15 dhjetor.

Siç thuhet në ueb faqen e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar të Kosovës, në ora 14:30 do të fillojë konferenca e nëntë për statusin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Seljimi janë arrestuar më 5 nëntor 2020, kur janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Hagës, ku edhe ndodhen.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në 40 vende në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Aktakuza pretendon se krimet për të cilat ata akuzohen janë kryer më së voni midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në disa vende në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Çahan, në veri të Shqipërisë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles