“Specialja është gjykatë e padrejtë, UÇK një prej ushtrive më të përsosura”

“Specialja është gjykatë e padrejtë, UÇK një prej ushtrive më të përsosura”
Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ishte i pari që reagoi për këtë dënim duke thënë Specialja është gjykatë e padrejtë ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti popoullin dhe truallin e vetë.

“Gjykata është e padrejtë, pabazament, UÇK është një prej ushtrive më të përsosura, më të organizuara për mbrojtjen shtëpisë, familjeve dhe truallit vet. Prej këndit profesional por edhe personal është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, deklaroi Mehaj.

Prokuroria pretendon se Salih Mustafa ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: Ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Related Articles