Specialja ka caktuar edhe katër seanca dëgjimore ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.
Tutje ata kanë njoftuar se seancat do të mbahen veç e veç me secilin prej të akuzuarve.
Seanca e parë do të mbahet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçimtë martën e 10 majit në orën 10:00.
Tutje vjion ajo e Kadri Veselit, ish kryetar i Kuvendit e cila do mbahet të martën po ashtu me fillim nga ora 11:15.
Të martën gjithashtu do të mbahen seancat edhe të Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me fillim prej orës 14:00, respektivisht 15:15.
Caktimi i këtyre seancave pritet të mbahet pas plotësimit të aktakuzës ndaj krerëve të UÇK-së, rrjedhimisht shtimit të akuzave ndaj tyre.
Ata në këto seanca pritet të deklarohen sërish për fajësinë e tyre në lidhje me akuzat e reja. /Gazeta Enigma/