Spektakël në Suharekë, Ballkani mposht me rikthim sensacional Drenicën

Spektakël në Suharekë, Ballkani mposht me rikthim sensacional Drenicën

Ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës e vlefshme për javën e tetë në Superligë, doli të jetë spektakolare, ndërsa u mbyll me rezultat 3-2 në të mirë të vendasve me përmbysje të rezultatit, pas disavantazhit me 0:2!

Drenica e cila ishte lider para këtij takimi, arriti të gjejë golin e para.

Zhvillohej minuta e 25-të, kur Kreshnik Uka shfrytëzon mirë një top në zonë për të shënuar për 1-0.

GoooooL Drenicaaaa Ballkani 0-1 Drenica ⚽️ Uka 25′ Gol i jashtëzakonshëm nga Kreshnik Uka me një bomb-goditje nga jashtë zone. Forca Drenicë ❤????????Posted by KF Drenica on E shtunë, 2 tetor 2021

Ballkani ka mundur të barazojnë me sulmuesin Theophilus Solomon, por nigeriani nuk ishte i saktë.

Pjesa e dytë ishte e zjarrtën, ku të filluar pjesëloja e dytë, Ballkani provon disa herë, por fati nuk ishte me ta.

Në anën tjetër Drenica fitoi penallti në minutën e 54-të, ku Kreshnik Uka ishte i saktë nga pika e bardhë për 2-0.

GooooooL Drenicaaaa Ballkani 0-2 Drenica ⚽️ Uka (penallti) 55′ Penallti pas topit të prekur me dorë nga Baftiu,…Posted by KF Drenica on E shtunë, 2 tetor 2021

Ballkani nuk kishte në çfarë të humbte dhe u lëshua në sulm. Kjo iu shpërblye fillimisht në minutën e 61-të, kur Astrit Thaqi barazoi me një goditje nga brenda zonës, por që u devijua pak nga një mbrojtës (2-1).

Suharekasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 70-të, kur Rustem Hoxha u ngritë më së larti për të shënuar me kokë, pas një rivënie nga këndi (2-2). Minutat ecnin, ndërsa Ballkani shtonte trysninë, duke bërë që Drenica të kthehej në mbrojtje tërësisht.

Në minutën e 83-të, Ballkani mori epërsinë duke bërë rikthimin e madh. Armend Thaqi me stilin e një sulmuesi pranoi topin dhe me qetësi shënoi për 3-2.

Festë e madhe në Suharekë, pasi u kompletua një rikthim i madh kundër liderit.

Në fund Ballkani ka mundur të shtojë epërsinë, por Ermal Krasniqi dhe Armend Thaqi dështuan përballë portieri Visar Haxhijaj.

Ballkani tani është lider me 16 pikë, ndërsa Drenica e dyta me 14 pikë.

Related Articles