Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se ka rritje të shpejtë të numrit të pacientëve me COVID, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e Spitalit thuhet se për vetëm shtatë ditë ka rritje enorme të pacientëve, derisa 14 pacientë sa ishin të shtrirë me datë 11 gusht, tani është 64.
“Nga këta 47 pacientë janë në Oksigjenoterapi, 4 pacientë janë në CPAP, ndërsa 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Personeli i Spitalit të Përgjithshëm po e bënë të pamundurën që secilit që ka nevojë ti ofroj shërbimet e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftim.
Nga spitali kanë apeluar qytetarët që të kenë mirëkuptim duke respektuar rregullat e mos hyrjes në repartet COVID, bartjen e maskave dhe respektimin e distancës.